Ministri Peci merr pjesë në Forumin Global për Siguri Ushqimore

Aktuale

Ministri Peci merr pjesë në Forumin Global për Siguri Ushqimore

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 19:58
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Në kuadër të Samitit të G7 i cili po mbahet në Berlin, nën organizimin e Ministrisë së Jashtme Federale, Ministrisë Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë dhe Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik u organizuan edhe tre forume diskutimi dhe grupe të punës, ku në forumin me temën “Veprimet për një Sistem të Qëndrueshëm Ushqimor dhe Bujqësi” kryesuar nga homologu gjerman, Cem Ozdemir mori pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Siç thuhet në një komunikatë për media, në këtë forum Peci theksoi disa nga hapat e ndërmarrë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Qeveria e Kosovës, me qëllim të lehtësimit të veprimtarisë bujqësore për bujqit kosovarë, si dhe kontributin direkt në sigurimin e rezervave ushqimore, përmes programeve mbështetëse të MBPZhR-së.

Peci u shpreh se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian në sektorin e bujqësisë, qoftë përmes investimeve të huaja për të cilat kemi potencial të lartë si vend, por më e rëndësishmja është ajo përmes mundësimit të akreditimit të Kosovës në fondet e para-anëtarësimit IPARD në bujqësi.

Këto fonde do të ishin një shtysë e ndihmesë e madhe për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të bujqësisë në Kosovë, si në prodhim, përpunim e ngritje të kapaciteteve njerëzore”, tha mes tjerash  Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat