Lazim Destani takon ish-shefin e NATO-s Lordi George Robertson, biseduan për Kosovën 23 vjet pas bombardimeve

Aktuale

Lazim Destani takon ish-shefin e NATO-s Lordi George Robertson, biseduan për Kosovën 23 vjet pas bombardimeve

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 20:16
Lazim Destani dhe Lordi George Robertson

I ftuar nga Rrjeti i Lidershipit Europian në Londër, në Konferencën që po mbahet në ambientet e Parlamentit Britanik, pjesëmarrjes ishte edhe biznesmeni i njohur ndërkombëtar Lazim Destani i cili takoi ish-shefin e NATO-s Lordi George Robertson ku biseduan për Kosovën 23 vjet pas bombardimeve dhe shqiptarët në Ballkan, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Kjo Konferencë ka mbledhur së bashku Parlamentarë Britanikë, përfaqësues nga Ballkani Perëndimor e më gjerë, me synim, shqyrtimin e projektit mbi planifikimin e detajuar të një programi të punës ndër-partiake për ndërtimin e mbikëqyrjes parlamentare të politikës së sigurisë në Ballkan.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë Lordi George Robertson – ish-Sekretar Gjeneral i NATO-s dhe ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Broëne i Ladyton-it – ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Rrjetit të Lidershipit Europian, Parlamentarë të tjerë nga vendet e Ballkanit e të rajonit, si dhe përfaqësues nga sfera e biznesit.

Fjala hapëse dhe kryesore e Konferencës ishte ajo e Lordit Robertson, ndërsa nga temat që u shtruan për diskutim do ta veçoja atë të seancës së parë që ka të bëjë me sigurinë e rajonit të Ballkanit, – Situata aktuale në vendet e Ballkanit pas invazionit rus në Ukrainë.

Në darkën e organizuar pata rastin t’i përshëndes të pranishmit duke i falënderuar miqtë tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme që ata i japin vendeve të rajonit tonë të Ballkanit. Siguria dhe stabiliteti politik janë faktorë të rëndësishëm për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat