Sheholli: Disa parti politike e qytetarë serbë thonë se marrëveshja për energjinë është tradhëti për ta

Aktuale

Sheholli: Disa parti politike e qytetarë serbë thonë se marrëveshja për energjinë është tradhëti për ta

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 20:21
Fatmir Sheholli

Para disa ditësh, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në veriun e Kosovës.

E për këtë çështje, disa parti politike dhe iniciativa qytetare serbe kanë konsideruar që kjo marrëveshje e arritur është tradhti për serbët në veri. Ka bërë të ditur drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, Fatmir Sheholli.

“Janë disa parti politike, disa iniciativa qytetare serbe, të cilët që nga momenti kur është nënshkruar udhërrëfyesi për energjinë elektrike në veri të Kosovës, kanë konsideruar që kjo marrëveshje e arritur është tradhti për serbët në veri”, ka thënë ai në emisionin  “Ditari”.

Sheholli për Tëvë1, tha se ka disa nga lista serbe të cilët kanë dalë në përkrahje të kësaj marrëveshje.

“Ajo që është e çuditshme është që lista serbe si faktor politik i pa kontestueshëm në Kosovë, ka dalë në përkrahje të kësaj marrëveshje në Bruksel. Tani po dalin edhe serbë të tjerë të cilët janë të interesuar që të mos e përfillin këtë marrëveshje të arritur”, deklaroi ai.

Sa i përket marrëveshjes për energji bëhet e ditur se fjala është për të njëjtën marrëveshje që ishte arritur në vitin 2013-të, ishte konfirmuar në vitin 2015-të, ndërsa tashmë palët vetëm do të pajtohen për planin e implementimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat