Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Aliu: Ky projekt e kthen Shqipërinë në qendër ekonomike

Aktuale

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, Aliu: Ky projekt e kthen Shqipërinë në qendër ekonomike

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 21:26
Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, ka folur për “Portin e Thatë”, i cili do të funksionojë në disa qytete të Kosovës, Serbisë, Kroacisë dhe Rumanisë, që do të lidhen direkt me Porto Romanon.

Aliu tha se ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, është një projekt i vjetër, për herë të parë është bërë nga inxhinierët austro-hungarezë, por që nuk u realizua.

Gjithashtu i njëjti projekt është synuar të vihej në jetë edhe nga Jugosllavia me Shqipërinë në vitin 1947, por që sërish nuk u ndërtua, për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Për hekurudhën Durrës-Prishtinë është një studim i hershëm hungarez. Janë studime që kanë ndodhur në vitin 1947-të ku ka ekzistuar një shoqëri e hekurudhave, kur Republika e Shqipërisë i ka patur marrëdhëniet e mira me Jugosllavinë, dhe kanë menduar ndërtimin atij korridori. Dhe linja është ajo që lidh Gjakovën me Shkodrën, e më pas nga Shkodra me Podgoricën dhe Tivarin. Sipas atij studimi është krejt ndryshe nga situata aktuale, mbase prishja e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi situata ka qenë me shqiptarët në Kosovë që kanë qenë nën ish-Jugosllavinë e asaj kohe e ka ndryshuar këtë. Tani jemi në një situatë tjetër Kosova është e pavarur, Shqipëria është e pavarur dhe e kemi të domosdoshme ndërtimin e kësaj linje hekurudhore, pasi Shqipëria përfiton shumë. Pasi Porto Romano do të shndërrohej në port të Ballkanit, sepse qasja e mallrave në rajon përmes këtij porti do të jetë shumë e lehtë që lidh Prishtinën me Durrësin përmes Gjakovës dhe Shkodrës. Vendi më i përshtatshëm për ndërtimin e hekurudhës është lugina e Drinit”, tha Aliu.

Më tej ministri kosovar dha detaje se ku mund të kalojë linja e re hekurudhore, e cila do të lidhë Shqipërinë me Kosovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat