Vettingu nuk i mjafton, zhgënjehet Dimal Basha: Për të shiturit nuk di çka ban njeri

Aktuale

Vettingu nuk i mjafton, zhgënjehet Dimal Basha: Për të shiturit nuk di çka ban njeri

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 21:47
Dimal Basha

Dimal Basha, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se pavarësisht se qytetarët ndryshuan udhëheqësinë, që nga Qeveria e deri te presidenca, organet e drejtësisë mbeten të njëjta.

Basha shkruan në Facebook së këto organe kanë mbetur siç i referohet ai “llom”.

“Ky vend NUK ka mu ba kurrë pa pas drejtësi. E për dallim që ka pas zgjedhje dhe qytetarët kanë arritë me ndryshu Qeverinë, Kuvendin dhe Presidenten, organet e drejtësisë ende mbeten të njejtat! Pra LLOM! “, thekson deputeti i VV-së.

Ai shton se vettingu mund të bëhet për hajna, por ka një kategori tjetër që Basha thotë se “s’di çka ban njeri!”.

“Ne mundemi me ba vetingun për hajna, por për t’shitun, tuca e berlloka s’di çka ban njeri!”, shkruan tutje.

Ai madje ka krahasuar prokurorët e gjyqtarët që siç shkuan “punojnë për interesa të individëve” me prokurorët dhe gjyqtarët e kohës së Millosheviqit.

“Për mu ata prokurorë e gjyqtarë që qëllimisht punojnë për interesa të individëve dhe sjellin vendime në dëm të vendit, ama bash hiç nuk dallojnë prej prokurorëve e gjykatësve të Millosheviqit. Bile më keq, se ata i kem njoftë për armiq, a këta veq fshihen nën gzofin e kingjave, dhe për më tepër, paguhen nga taksat e qytetarëve derisa punojnë kundër interesave të tyre!”, përfundon deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat