Armend Zemaj: Ministri Latifi s’ka recetë për ndaljen e ikjes së mjekëve nga Kosova

Aktuale

Armend Zemaj: Ministri Latifi s’ka recetë për ndaljen e ikjes së mjekëve nga Kosova

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:20
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, me të marrë detyrën është zotuar se do ta ruaj trurin mjekësor që të mos ikin nga vendi.

Por, pikërisht për këtë zotim ish-ministri i këtij dikasteri, Armend Zemaj, ka thënë se puna e deritanishme e Latifit nuk po e dëshmon këtë gjë.

Sipas Zemajt, trendi i ikjes së mjekëve nga vendi është lajm i keq për shëndetësinë.

“Me gjithë konsideratën për ministrin Latifi, për profesionalizmin e tij si kirurg dhe humanist, puna e deritashme e tij nuk po dëshmon se ai ka bërë hapa apo ka recetë të suksesshme për ndaljen e ikjes së trurit, apo edhe kthimit të kuadrit që më herët ka ikur nga Kosova. Intensiteti i ikjes së trurit, është lajm i keq për shëndetësinë dhe për shtetin tonë, andaj, uroj që ky trend të ndalet dhe filloj kthimi i profesionistëve shëndetësorë”, përfundoi Zemaj.

Ndryshe, në tri vitet e fundit nga Kosova janë larguar 538 mantelbardhë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat