Arsimtari që dyshohet se e ngacmoi seksualisht nxënësen në Pejë del para Gjykatës

Aktuale

Arsimtari që dyshohet se e ngacmoi seksualisht nxënësen në Pejë del para Gjykatës

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Pejë është duke u mbajtur seanca dëgjimore për të vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj arsimtarit të shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Nga Gjykata Themelore e Pejës bën të ditur për Telegrafin se seanca dëgjimore është mbajtur dhe vendimi do të merret ndërkohë.

“Seanca dëgjimore ka përfunduar dhe vendimi do të merret ndërkohë”, tha Tringa Zhuti, nga Gjykata Themelore në Pejë.

Ndryshe, siç raportohet arsimtari i dyshuar për sulm seksual është suspenduar nga puna për gjashtë muaj.

Ndërkaq, siç kishte raportuar Sinjali, nxënësja që po dyshohet se u sulmua seksualisht nga arsimtari, është e moshës 13-vjeçare. Deri më tani përveç viktimës dhe prindërve të saj, janë intervistuar edhe disa dëshmitarë, të cilët kanë dhënë deklarata se çfarë dihet për ngjarjen që po dyshohet se ndodhi brenda hapësirave të shkollës.

E mitura, e cila është intervistuar në prani të prindërve, ka rrëfyer në Polici se gjithçka nisi kur arsimtari  nuk e lejoi të dilte nga klasa, duke e kapur për dore, me ç’rast ia mbyll edhe derën e klasës. Në ato momente, arsimtari ia ka vendosur duart në fytyrë, duke iu afruar aq shumë, sa sipas saj ka pasur për qëllim që ta puth me zor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ngarkohet me veprën penale “sulm seksual”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat