“Intimiteti dashuror i Vuçiqit ndaj Ramës”/ Profesori zbërthen ‘kodin’ e deklaratës tendencioze – paralajmëron shqiptarët e Kosovës

Aktuale

“Intimiteti dashuror i Vuçiqit ndaj Ramës”/ Profesori zbërthen ‘kodin’ e deklaratës tendencioze – paralajmëron shqiptarët e Kosovës

Nga: A.M Më: 25 qershor 2022 Në ora: 13:56
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Profesori Sulejman Mehazi ka komentuar deklaratën e Ramës: "Më lejoni që ta kem vëlla edhe Vuçiqin".

Ai në një postimi në Facebook u shpreh se kjo deklaratë dëshom dy gjëra: Ose Rama punon për Serbinë, ose Vuçiqi për Shqipërinë.

“Mos ndoshta deklarata e Ramës e kishte qëllimin që të ju tregonte kosovarëve që të kenë kujdes edhe ndaj Vuçiqit, se përveç Kurtit kosovarët e kanë vëlla nga gjaku trashëgues prindor edhe Vuçiqin.

Mos ndoshta s'është e rastësishme ky intimitet dashuror i Vuçiqit ndaj Ramës e Ramës ndaj Vuçiqit”, deklaroi Mehazi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ose Rama punon për Serbinë, ose Vuçiqi për Shqipërinë

Thënia më diskutabile e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, para gazetarëve në Prishtinë ishte: "Më lejoni që ta kem vëlla edhe Vuçiqin", këto thënie të Ramës para mediave na detyrojnë të mendojmë, analizojmë e studiojmë, se, pse tha kështu, ku ishte qëllimi i tij e ç'deshi të thoshte Rama?, se thënia: "Më lejoni që ta kem vëlla edhe Vuçiqin" a ishte politike, filozofike, artistike, provokuese, vëllazërore apo dashurore ndaj Vuçiqit.

Mos ndoshta deklarata e Ramës e kishte qëllimin që të ju tregonte kosovarëve që të kenë kujdes edhe ndaj Vuçiqit, se përveç Kurtit kosovarët e kanë vëlla nga gjaku trashëgues prindor edhe Vuçiqin.

Mos ndoshta s'është e rastësishme ky intimitet dashuror i Vuçiqit ndaj Ramës e Ramës ndaj Vuçiqit.

Mos ndoshta presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ia ka shprehur intimitetin dashuror prindor të trashëgimisë shqiptare-kosovare kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, dhe, kjo dashuri vëllazërore e dyfishtë e kombit dhe fesë ka shtuar dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Mos thënia e Ramës: "Më lejoni që ta kem vëlla edhe Vuçiqin" paralajmëron kosovarët që të jenë dashuror e të kujdesshëm edhe ndaj vëllait të tyre nga prindi i tij kosovar, Vuçiqit.

Shtojcë:

Kërkojmë ndjesë për shkrimin!, që nuk ka qëllim tjetër, pos të zbulohet kodi i thënies politike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës: "Më lejoni që vëlla ta kem edhe Vuçiqin"!

@S.Mehazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat