Flasin nga Prokuroria, pasi Shkreta tha se iu vodhën 50 mijë euro

Aktuale

Flasin nga Prokuroria, pasi Shkreta tha se iu vodhën 50 mijë euro

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 23:26
Mirsad Shkreta

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50 mijë eurove në shtëpinë e deputetit të Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta.

Edhe pse deputeti Shkreta ka vendosur të heshtë, me këtë rast tani po meret prokuroria. Insajderit i thanë se rastin po e hetojnë si “Vjedhje të rëndë”.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë u shpreh se ndaj rastit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat