"Po ma then dorën", tensione në Forumin Rinor të LDK-së në Llap, intervenoi edhe sigurimi

Aktuale

"Po ma then dorën", tensione në Forumin Rinor të LDK-së në Llap, intervenoi edhe sigurimi

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 23:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot është mbajtur kuvendi i Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, i cili kishte për qëllim zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij forumi. Por, situata përfundoj me tension në mes delegatëve e kryetarit të partisë Ekrem Hysenit, ku pati edhe ndërhyrje të sigurimit.

Insajderi mëson brenda burimeve të LDK-së se shkak i këtyre tensioneve ishin disa parregullësi që ishin bërë kundër delegatëve të cilët ishin zgjedhur për kuvendin e partisë.

Ky burim thotë se disa delegatëve iu janë ndryshuar emrat vetëm për të përkrahur kandidatin që e kishte zgjedhur kryetari degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

Hyseni e kishte mbështetur kandidaturën e Plator Ejupit, për kryetar të Forumit Rinor në Podujevë.

Mirëpo, Ejupi nuk e kishte votën e shumicës, sic e kishte kundërkandidati i tij, Ermal Osmani.

Në videon e siguruar nga media, shihen disa delegatë të cilët kërkojnë sqarim nga Hyseni për këto parregullësi, po që i njejti nuk ishte sjellur mirë me delegatët e partisë së tij.

Në mbledhje kishte intervenuar edhe sigurimi i paritsë, të cilët kishin ardhur nga Peja.

Mbledhjen e kishin lëshuar 65 delegat por kjo nuk e kishte penguar Ekrem Hysenin që ta vazhdojë mbledhjen e ta zgjedhë për kryetar të Forumit Rinor, Plator Ejupi.

Edhe pa pranin e 101 delegatëve sa duhet të ishin në sallë, Hyseni emëroi kandidaturën e Ejupi pë kryetar të Forumit Rinor.

Në këtë video shihen edhe disa delegatë të cilët përballen me sigurimin në hyrje të zyrës së LDK-së në Podujevë, pasi shohin se emrat e tyre ishin ndërruar me përkrahësit e Hysenit.

“Aty ka pas përplasje të mëdha së pari delegatët që janë zgjedhur për atë kuvend, iu kanë ndryshuar emrat vetëm për ta përkrahur kandidatin që e kishte emëruar kryetari i degës së LDK-së, në Podujevë, Ekrem Hyseni. Kundërkandidati tjetër i kishe votat e delegatëve mirëpo që të votohet kandidati i Ekrem Hysenit janë bërë këto parregullsi”, ka thënë ky burim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat