Mërgimtarët dërguan 351.5 milionë euro për katër muaj në Kosovë

Aktuale

Mërgimtarët dërguan 351.5 milionë euro për katër muaj në Kosovë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 11:50
Ilustrim

Qytetarët që jetojnë jashtë vendit vazhdojnë të dërgojnë shuma të madha parash çdo muaj.

Ata nga viti në vit thyejnë rekordin e remitencave.

Seenews.com, shkruan se totali i remitancave të huaja në Kosovë u rrit në 5.4% nga viti në vit.

Mërgimtarët dërguan 351.5 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2022, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore.

Vetëm në prill, gjithsej remitencat e huaja arritën në 110.1 milionë euro, nga 90.5 milionë euro në prill 2021, sipas shifrave preliminare të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Totali i remitancave të huaja në Kosovë u rrit në 1.15 miliardë euro në vitin 2021 nga 979.9 milionë euro në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat