Krasniqi takohet me Lajçakun, tregon a i ka ndryshuar PDK-ja qëndrimet për dialogun

Aktuale

Krasniqi takohet me Lajçakun, tregon a i ka ndryshuar PDK-ja qëndrimet për dialogun

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 11:16
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të martën është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ata kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e opozitës në këtë proces.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se e ka njoftuar Lajçakun për qëndrimet e pandryshuara të PDK-së në raport me dialogun.

“Zotëri Lajçak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmirren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lajçak e ka nisur vizitën në Kosovë të hënën ku ëshë takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin. Vizita e tij zyrtare do të zgjatë tri ditë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat