Lajçak ka një kërkesë publike për Kurtin dhe Vuçiqin – paralajmëron marrëveshje të reja

Aktuale

Lajçak ka një kërkesë publike për Kurtin dhe Vuçiqin – paralajmëron marrëveshje të reja

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 07:29 Përditësuar në ora: 11:19 më 29.06.2022
Miroslav Lajçak

Lajçak: Marrëveshje të reja mes Kosovës dhe Serbisë janë në prag të finalizimit

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se shpreson se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje për personat e pagjetur.

“Sa i përket personave të zhdukur normalisht që është çështje urgjente dhe shumë çështje e ndjeshme dhe e rëndësishme. Ajo çka jemi duke punuar është që t’i japim mbikëqyrje politike dhe ta përshpejtojmë punën e grupeve punuese. Fatet njerëzore të 1621 nuk janë ende të qarta dhe nuk duhet të ndalemi derisa të zbulohen të gjithë të zhdukurit. Ky është prioritet i imi personal dhe po shpresoj se do të miratohen dokumentet me të cilat po punoj shumë shpejt”.

Ai tha se të dy palët mund të kenë qëndrime të ndryshme për këtë çështje, por duhet një gatishmëri politike që të arrihet kjo marrëveshje.

“Sa i përket të zhdukurve nuk do të komentoj publikisht negociatat që ende janë në vazhdim e sipër. Të dy palët paraqesin këndvështrimet e tyre dhe në fund ka të bëjë me gatishmërinë politike dhe po i shfrytëzoj takimet e mia këtu, dhe ato që do t’i kem në Beograd, që të gjenerohet kjo gatishmëri politike”.

Ai, në konferencën për media që e mbajti para largimit nga Kosova, lavdëroi marrëveshjen për energjinë, derisa paralajmëroi se po punohet për disa marrëveshje të reja.

“Kryenegociatorët e dialogut janë produktivë dhe dëshmia më e mirë është marrëveshja për energjinë të cilën e kemi negociuar që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Kemi një rezultat i cili me të vërtetë është mjaft substancial. Kemi edhe disa dokumente të tjera në faza të avancuara para finalizimit, por ajo që na nevojitet tani është vendimi i nivelit politik. Ekspertët rregullisht takohen dhe kemi ndërtuar një mekanizëm të mirë”.

Lajçak foli edhe për marrëveshjen për targat duke thënë se ende ka shpresë që të arrihet një gjë e tillë.

“Sa i përket targave kemi pasë grupin punues i cili për gjashtë muaj është takuar tetë herë që kanë prodhuar një numër të mundësive, mirëpo nuk janë pajtuar për një rekomandim. Delegacioni kosovar ka dhënë propozime të tjera derisa delegacioni serb të tjera, por ende mund ta gjejmë marrëveshjen politike në këtë drejtim. Duhet ta vlerësojmë secilën marrëveshje që e arrijmë, dhe jo vetëm të kritikojmë ato që nuk janë arritur”.

Lajçakut i pëlqen Kosova: Nuk më mjafton koha këtu

Emisari special i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak, është shprehur i lumtur për vizitën e tij treditore në Kosovë. Ai tha se do të dëshironte të kishte më shumë kohë dhe mundësi për të qëndruar këtu.

Në një konferencë për media, Lajçak ndër të tjera përmendi vizitën në Prizren, ku ka pasur takime dhe evente të cilat ishin të ndërlidhura me personat e zhdukur.

“Jam i lumtur që jam këtu, sa herë që jam këtu do të doja të kem më shumë kohë dhe më shumë mundësi të kalojë më shumë kohë këtu. Jam i lumtur që vizita ime ishte më ndryshe kësaj radhe prej vizitave të mëparshme.

Për herë të parë kam qenë në gjendje që të dalë prej Prishtinës, kemi vizituar Prizrenin dje dhe gjithashtu kam pasur një numër takimesh dhe eventesh të cilat janë të ndërlidhura me personat e zhdukur. Kam vizituar një ekspozitë dedikuar fëmijëve që janë vrarë apo që janë zhdukur si rezultat i konfliktit në Kosovë. Në qendrën kosovare për dokumentim jam takuar me përfaqësues të personave të zhdukur të qendrës burimore dhe kam parë një shfaqje të dokumentarit “Uji dhe Qiri” që  u financua nga BE”, ka thënë Lajçak.

​Lajçak: Nuk do të ndalem derisa të zbulohen të gjithë të zhdukurit

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë po punojnë për të organizuar takime të shpeshta e të rregullta në nivel të udhëheqësve, Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një konferencë për media në Prishtinë, ka thënë se gjatë vizitës në Kosovës, është takuar me krerët e shtetit të Kosovës për të cilët ka thënë se ka biseduar për situatën aktuale në dialog dhe hapat e ardhshme.

“Siç e dini jemi nikoqir të takimit të kryenegociatorëve, takimin e radhës do ta kemi në korrik dhe jemi duke punuar t’i takojmë dy udhëheqësit, të Kosovës dhe Serbisë, kjo do të dëshiroja që kjo të ndodh para pushimeve verore në Bruksel. Ka një numër dokumenteve që jemi duke i diskutuar, një dokument i rëndësishëm me personat e zhdukur, dhe një dokument për bashkëpunimin rajonal”, ka thënë Lajçak.

“Pas kësaj konference do të shkoj më veri, për herë të parë, do të vizitoj pikëkalimet e përbashkëta dhe gjëra të cilët janë pjesë e agjendës së dialogut. Do të takohem gjithashtu me kryetarët e komunave atje, dhe do të vazhdoj për në Beograd”, ka shtuar ai.

“Ti japim shtytje politike formateve ekzistuese, ta përshpejtojmë punën e grupeve punese, ende janë 1621 fate të njerëzve të cilat ende nuk janë të qarta, nuk do të ndalem derisa të zbulohen të gjithë të zhdukurit”, ka thënë Lajçak.

Për vizat ai ka thënë se Kosova i përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton lëvizjen e lirë.

“Plotësisht e kuptoj sa e ndjeshme është kjo çështje për ju, Kosova e meriton liberalizimin e vizave, i keni përmbushur kriteret, po shfrytëzoj çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare. Nuk mund të them kur do të ndodh kjo, por mbështetja dhe vëmendja nuk ka qenë kurrë më e madhe”, ka thënë ai.

Lajçaka ka shtuar se ekziston momentumi që të fillojnë takime më të shpeshta dhe të rregullta në mes të udhëheqësve, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Vuçiq.

Lajçak flet për Asociacionin: I pashmangshëm

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka kërkuar intensifikim të bisedimeve, ndërsa tha se nuk mund t’i iket Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Lajçak tregoi për planin e BE-së që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të takohen më shpesh.

“Dëshirojmë që ata të takohen, të pajtohen për ato gjërat që janë të rëndësishme për qytetarët, për Kosovën, për Serbinë”, tha Lajçak.

“Tani ndjej se e kemi momentumin që të fillojmë takime më të shpeshta, më të rregullta”, tha emisari.

Lajçak foli edhe për planin e BE-së për dialogun e nivelit të lartë.

“Plani ynë është që të kemi takime më të shpeshta, më të rregullta”, përsëriti ai.

Lajçak i lavdëroi kryenegociatorët, ndërsa foli si zakonisht edhe për Asociacionin, që tha se është “zotim që e ka pranuar Kosova”.

“Ka edhe disa çështje të tjera, por siç e dini, kjo është mjaft e ndjeshme”, tha ai.

Duke theksuar faktin se Serbia e cilëson këtë si marrëveshjen më të rëndësishme, Lajçak tha se Asociacionit nuk mund t’i iket.

“Nuk mund t’i ikim kësaj çështje, siç e thashë, dhe kjo nuk është që ta kënaqim Bashkimin Europian, por si ta shtyjmë procesin përpara”, tha ai.

Lajçak për liberalizimin e vizave: Vëmendja kurrë s’ka qenë më e madhe dhe asnjëherë më e pritshme sa është tani

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova që moti ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe sa tani mund të jetë momentumi i duhur që kjo të ndodhë.

Megjithatë, Lajçak ka përsëritur se ky vendim mbetet në duar të anëtarëve të BE-së.

Lajcak në konferencë për media tha se i kupton plotësisht kosovarët në këtë pjesë pasi që sipas tij kjo është mjaftë e ndjeshme.

Lajcak tha se Kosova kurrë nuk ka qenë më afër në këtë drejtim dhe asnjëherë më parë nuk është folur për këtë më shumë se tani.

Ju kuptoj plotësisht se sa është e ndjeshmëri kjo, për Kosovën dhe e dimë që e meriton i keni përmbushur kriteret, plotësisht jam i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo për imazhin dhe kredibilitetin e BE. Kurrë nuk ka qenë e pritshme sa është tani. Javën e kaluar kur janë takuar, kanë folur se duhet të përfundohet me suksese. Vëmendja kurrë nuk ka qenë më e madhe”, tha Lajcak në konferencë për media.

Lajçaku kërkon takim Kurti-Vuçiq para pushimeve verore

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur kërkesën për një takim në nivel të lartë para pushimeve të verës në Bruksel.

Në fund të vizitës në Kosovë, Lajçaku ka thënë se po punohet për takimin mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.

Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel”, ka thënë ai në konferencën në fund të vizitës.

E ka cilësuar shumë të rëndësishëm unitetin politik në vend për dialogun. Ka vlerësuar lartë edhe nënshkrimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në veri.

Ka shtuar se pas konferencës do të vizitojë pikat kufitare para se të shkojë në Beograd.

Miroslav Lajçak përfundon vizitën në Kosovë, mban konferencë për media

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, këto ditë ka qëndruar në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, diplomati sllovak u takua me kryeministrin Albin Kurti, liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Kurse, sot përfundon vizita e tij.

Me këtë rast, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, mban konferencë për medie në ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat