Aktakuza ndaj Krivaqës: Kamerat dëshmojnë krimin mizor ndaj 18-vjeçares

Aktuale

Aktakuza ndaj Krivaqës: Kamerat dëshmojnë krimin mizor ndaj 18-vjeçares

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 15:11
Dardan Krivaqa dhe vajza e mbytur

Një kamerë e vendosur në banesën e Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, 18-vjeçare, përmbajnë dëshmi për krimin mizor, bazuar në aktakuzën e Prokurorisë së Ferizajt.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit, e cila kishte ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, viktima është dhunuar seksualisht, pastaj është rrahur mizorisht nga dy të dyshuarit.

Dëshmitë e këtij krimi janë faktuar nga pamjet e kamerave që Dardan Krivaqa kishte vendosur për ta monitoruar të renë me të cilën kishte filluar të bashkëjetonte, thuhet në aktakuzë.

Në korridor të banesës së të pandehurit ka pasur të vendosur një kamerë, e cila regjistron 24 orë.

Regjistrimi ka kohën e saktë, kamera kishte pamje nga dera e hyrjes së banesës dhe banjoja, e njëjta ka pamje edhe të një pjese të derës së një dhome gjumi , si dhe një dhome tjetër, të cilën e kap vetëm në një qoshe. Kjo e fundit edhe është dhoma ku janë kryer veprat penale.

Në aktakuzë thuhet po ashtu se Policia ka marrë DVR, që është dërguar për ekzaminim , ku janë tërhequr pamjet për periudhën kohore prej shtatëdhjetë e dy orësh dhe atë nga data 19.08.2021 në orën 00:05 deri më 23.08.2021 në orë 00:18 .

“Ne e konsiderojmë videon të besueshme dhe të saktë, videoregjistrimet tregojnë se në fillim , konkretisht , më 19.08.2021 , raportet në mes të pandehurit, Dardan Krivaça, dhe të ndjerës kanë qenë të mira , këto raporte fillojnë të përkeqësohen kur aty paraqitet i pandehuri Arbër Sejdiu , i cili vjen në orën 16:18 , së bashku me Dardanin , ku me vete ka një çantë me rroba , në orën 19:02 , të pandehurit bisedojnë lidhur me kamerat si dhe shikojnë se cilat pjesë të korridorit i kap kamera ku lëvizin në pjesë të ndryshme për të verifikuar se cilat pjesë të korridorit i kap kamera dhe vërehet se rolin apo fjalën kryesore për këtë e ka Arbër Sejdiu, së bashku me Dardanin”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, më 21.08.2021, në orën 02:40, Dardan Krivaça, pas mesnate derisa është në banjë me të ndjerën Marigona Osmani e godet me dorë në fytyrë. Në bazë të pamjeve të marra nga kamerat, vërehet se Marigona tashmë e ndjerë nga këto goditje nuk ka kontroll të plotë , i merren mendtë.

“10:02, i pandehuri e dërgon në banjë të ndjerën Marigona Osmani , del në ora 10:14 , ku vërehet se e njëjta reziston , mirëpo është kapur me duar dhe shtyhet me forcë drejt sallonit, 10:48 , e dërgon me forcë në banjë , ku e ndjera është e zhveshur , ndërsa i pandehuri është veshur ku qëndrojnë deri në orës 11:09 , kur dalin i pandehuri është zhveshur, dhe të ndjerën me dhunë e nxjerr nga banjë dhe e dërgon në dhomën e gjumit , 13:43, i pandehuri i cili është zhveshur i vendos kamerës një kapelë e cila mbulon pamjen deri në orën 19:57, kur i pandehur përmes telefonit kontakton një kohë të gjatë , ku pas këtij kontakti po atë ditë fillimisht në orën 22:00 del nga banesa dhe në orën 22:13 , kthehet me të pandehurin, Arbër Sejdiu , të cilët me vete kanë gjëra ushqimore”, përshkruhet ngjarja.

I pandehuri Dardan Krivaça në Stacionin Policor në Ferizaj me datë 24 gusht 2021 dhe në Prokurorinë Themelore Ferizaj me datë 20 tetor 2021 dhe 7 qershor 2022, ka shfrytëzuar të drejtën e tij ligjore dhe është mbrojtur në heshtje.

Ndërsa i pandehuri tjetër, Arbër Sejdiu në Prokurorinë Themelore Ferizaj me datë 14 tetor 2021 dhe 6 qershor 2022,  është mbrojtur në heshtje, ndërsa në Stacionin policor Ferizaj me datë 22 gusht 2021, ka deklaruar se më datë 21 gusht 2021, rreth orës 20:00, është takuar me Dardanin në qytet, dhe siç ka thënë ai gjatë bisedës, Dardani i ka treguar për problemet që i kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën Marigona Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat