Anulimi i vizitës së Trendafiloves, reagon Dardan Molliqaj: Është evidente frika...

Aktuale

Anulimi i vizitës së Trendafiloves, reagon Dardan Molliqaj: Është evidente frika...

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 17:43
Dardan Molliqaj

Pasi kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e anuloi vizitën e saj në Kosovë ka reaguar i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj paraprakisht kishte paralajmëruar protestë në rast të ardhjes së Trendafilovës në Kosovë.

Kreu i PSD-së e quan “mision të pamundur, misionin e znj. Trendafilova”.

“Takimi u anulua, në ndërkohë që protesta ishte paralajmëruar. E si mos t’i lidhim këto të dyja kur znj. Trendafilova në intervistën e dhënë flet për sondazhe, matje të opinionin publik në relacion me imazhin e Gjykatës Speciale? Cila gjykatë, diku në botë, merret me matje të opinionit publik? Nëse mbështetja nuk mungon, çka është tërë ky investim në imazh?”, shkruan Molliqaj.

Ai thotë se është evidente frika nga ballafaqimi se mos kjo gjykatë po zhvishet nga pretendimet për drejtësi.

“Është evidente frika nga ballafaqimi. Frika se mos kjo gjykatë po zhvishet nga pretendimet për drejtësi, edhe ashtu të sforcuara. Arbitrariteti që ushtrohet nga kjo gjykatë e mbivendosur mund të ushtrohet në ato gjykatore pa simbole të shtetit të Kosovës, por kur zbret në terren, prej nga ka dalur UÇK, situata ndryshon. Mbështetja mungon. Organizimi për kundërshtim vazhdon”, përfundon Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat