Profesori në Universitetin e Winchesterit: Themelimi i Asociacionit duhet të kushtëzohet me njohjen e Kosovës nga Serbia

Aktuale

Profesori në Universitetin e Winchesterit: Themelimi i Asociacionit duhet të kushtëzohet me njohjen e Kosovës nga Serbia

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:51
Seb Bytyçi

Profesori në Universitetin e Winchesterit, Seb Bytyçi ka thënë se Kosova duhet të insistojë në marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Bytyçi tha se tema e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është temë sensitive, por mjaft e rëndësishme dhe sipas tij, themelimi i Asociacionit duhet të kushtëzohet me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Tashmë e dimë të gjithë që marrëveshjet që janë nënshkruar më herët ato janë obligim shtetëror. Por pyetja është se çka saktësisht mund të bëjë Kosova që ta formësojë asociacionin dhe ato që thuhen në marrëveshje aty që të jenë sa më shumë në favor të Kosovës kur të vie koha e  implemetimit dhe për të ikur nga kjo praktika ku janë bërë marrëveshje të vogla të njëpasnjëshme, por që Kosova nuk ka marrë diçka në këmbim, atëherë mendoj se për këtë arsye Kosova duhet të insistojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku implementimi i Asociacionit kushtëzohet me çështje që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës nga Serbia“, tha ai.

Profesori universitar shtoi se Kosova si shtet e ka pranuar Asociacionin qysh me pranimin e Pakos së Ahtisarit dhe marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, e sipas tij, pa marrë parasysh se kush është në Qeveri ato marrëveshje që janë nënshkruar më herët ato janë obligim shtetëror. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat