Latifi: Edi Rama po e kryen edhe një funksion, atë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës

Aktuale

Latifi: Edi Rama po e kryen edhe një funksion, atë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 21:04
Blerim Latifi

Analisti, Blerim Latifi ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kohëve të fundit po e kryen edhe funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Latifi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Rama po e kryen edhe këtë funksion shtesë.

“Si i thonë fjalës t’rrimë shtrembër e t’flasim drejt, Edi Rama kohëve të fundit është duke e kry edhe një funksion shtesë: atë të ministrit të punëve të jashtme të Kosovës”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se Rama, gjatë javës së kaluar u shpreh i zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk miratoi heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Ndërkaq, sot gjatë qëndrimit në Samitin e NATO-s, Rama kërkoi që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Ai po ashtu ka kërkuar nga vendet e NATO-s që nuk e njohin Kosovën, që ta bëjnë atë sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat