Nga AKR flasin për tërheqjen e Trustit –kërkon këtë gjë nga pozita dhe opozita

Aktuale

Nga AKR flasin për tërheqjen e Trustit –kërkon këtë gjë nga pozita dhe opozita

Nga: M.H. Më: 30 qershor 2022 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Lufta në Ukrainë ka arritur të destabilizoj situatën në gjith botën.

Ky destabilizim ka prekur edhe Kosovën duke sjellë rëndim të ekonomisë dhe fushave të tjera në vendin tonë.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur sekretari I AKR-së, Vesel Makolli.

Ai u shpreh se agresioni rusk a arritur të sjellë bllokadë të madhe ekonomike në gjith vendin përfshirë këtu edhe Kosovën.

Agresioni rus në Ukrainë, ka prodhuar një krizë të madhe ekonomike. Siç dihet Rusia ka resurse të mëdha energjetike, gaz dhe nafte, dhe bllokada ekonomike që ju është bërë shtetit agresor Rus, ngriti çmimin e naftës dhe pastaj në mënyrë zingjirore u rriten shumë çmimet e produkteve elementare për jetë. Në Kosovë, ku standardi i jetëses është i ulët, kjo ngritje e çmimeve ka sjellë buzë varfërisë ekstreme një pjesë të konsiderueshme të popullatës”, thotë Makolli.

Më tej, ai thekson që duhet një bashkëbisedim me ekspertët e ekonomisë në mënyrë që të merret një vendim në interest ë popullit.

Në këtë kontekst duhet të analizohet mirë situata nga ekspertet e lëmisë ekonomike dhe të merret qëndrim i cili do të jetë në interesë të popullit dhe të shtetit.

Pozita dhe opozita duhet t’i ballafaqojnë argumentet e tyre dhe të vinë tek një zgjedhje e pranueshme që kishte me ndihmuar sado pak në këtë situatë të vështirë ekonomike”, përfundoi Makolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat