“Më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja”/ Nisma: Kurti të diastancohet, Murati të jap dorëheqje

Aktuale

“Më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja”/ Nisma: Kurti të diastancohet, Murati të jap dorëheqje

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 10:48
Hekuran Murati

Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të financave, Hekuran Murati se “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja”, duke e konsideruar si skandal i rëndë dhe si i tillë është i pafalshëm për një bartës të një funksioni publik.

Nisma konsideron se një deklaratë e tillë nga një zyrtar i lartë qeveritar fyen rëndë vuajtjet e shekullore të popullit shqiptar.

Fyen rëndë mijëra dëshmorë dhe martirë të cilët dhanë jetën për çlirimin e vendit! Fyen rëndë çdo luftëtar të UÇK-së. Fyen rëndë qindra fëmijë të vrarë në mënyrë mizore nga barbaria serbe! Fyen rëndë mbi 20 mijë gra e vajza të dhunuara gjatë luftës. Fyen rëndë lirinë e vendit. Ky tip mercenari nuk e kupton dot vlerën e lirisë as si koncept e as si realitet.

Lufta e UÇK-së është vlera më e çmueshme dhe themeli i lirisë së vendit. Liria nuk është pazar, siç e sheh mercenari, Hekuran Murati. Prandaj, NISMA Socialdemokrate kërkon dorëheqje të menjëhershme të Hekuran Muratit nga posti i Ministrit të Qeverisë së Kosovës si dhe distancim publik të kryeministrit Albin Kurti nga kjo deklaratë skandaloze”, thuhet në deklaratën e Nismës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat