Deputetja e AAK kërkon më shumë lobim te shtetet skeptike për vizat

Aktuale

Deputetja e AAK kërkon më shumë lobim te shtetet skeptike për vizat

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar më shumë lobim dhe avokim nga institucionet e Kosovës për liberalizim të vizave te shtetet skeptike.

Kadrijaj: Duhet më shumë lobim për liberalizim të vizave

“U mbajt Samiti i BE-së dhe ne fatkeqësisht u refuzuam për liberalizim të vizave, mirë që edhe kjo qeveri e pranon tash sepse derisa ishte në qeveri nuk e ka pranuar që Kosova ka përmbush kushtet dhe kriteret për liberalizim të vizave, por dua të them se cili ka qenë angazhimi konkret i qeverisë, presidencës, Kuvendit, i komisioneve parlamentare në mënyrë që t‘i vizitoj vendet skeptike për liberalizimin e vizave në mënyrë që të lobojmë. Të vetmin aktivitet e kemi pasur Shqipërinë dhe po kërkojmë prej Shqipërisë aktivitet dhe ne si komisione dhe si institucione nuk kemi qenë në nivel të detyrës sa i përket lobimit dhe avookimit për liberalizim të vizave por edhe lobimit dhe avookimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Andaj, nuk duhet kryetari i Kuvendit duhet të aktivizoheni duhet të Komisioni për Punë të Jashtme, duhet të aktivizohet komisioni për Integrime Evropian”, u shpreh ajo.

Ajo u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk po arrin ta sjell në Kuvend për shqyrtim ligjin për diasporën, i cili mundëson trajtim të dinjitetshëm të mërgatës.

Kadrijaj: Qeveria nuk po arrin me sjell ligjin për diasporën

“Ne e kemi pas një ligj që është për diasporën e kemi pas në agjendë legjislaturën e kaluar nuk ka ardhur e kemi në agjendë legjislative nuk ka ardhur, çka mund të bëjmë ne tjetër kur nuk jemi në gjendje dhe nuk është qeveria në gjendje ta sjell një ligj të diasporës n]ë mënyrë që edhe diasporën tonë ta trajtojmë në mënyrë të dinjitietshme e jo ta shohim vetëm si votë dhe me i shfrytëzua sa herë që kemi nevojë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat