“Pafytyrësi dhe poshtërsi”, Adriatik Kelmendi “shpërthen” ndaj Qeverisë: Mos e manipuloni qytetarin e shkretë

Aktuale

“Pafytyrësi dhe poshtërsi”, Adriatik Kelmendi “shpërthen” ndaj Qeverisë: Mos e manipuloni qytetarin e shkretë

Nga: A.ZH Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:02
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, e cila ka thënë se në kohën kur janë rritur çmimet, janë rritur të hyrat në buxhetin e shtetit.

Derisa e ka quajtur këtë deklaratë pafytyrësi dhe poshtërsi, Kelmendi ka këshilluar Qeverinë, që të mos e manipuloi qytetarin, i cili sipas tij, po lufton për mbijetesë, përcjell Bota sot.

Reagimi i Kelmendit në Facebook:

Ofendimi më i madh i qytetarit të varfër të cilit i janë shtrenjtuar çmimet dyfish që nga buka e përditshme e deri te rryma dhe nafta është t’i thuhet janë rritur të hyrat në buxhet.

Është pandjeshmëri ndaj qytetarit, për të mos thënë pafytyrësi dhe poshtërsi.

Nëse çmimi rritet dyfish, dyfish janë të hyrat në buxhet edhe nga tvsh-ja. Pra, nëse 10 cent më herët janë paguar në buxhet nga tvsh-ja nga një produkt, kur çmimi i tij dyfishohet edhe tvsh-ja bëhet 20 cent.

Mos e manipuloni qytetarin e shkretë që po lufton për mbijetesë. Nëse nuk mund ta ndihmoni, mos e fyeni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat