Kurti e Konjufca bëjnë homazhe pranë arkivolit të regjisores Vjosa Berisha

Aktuale

Kurti e Konjufca bëjnë homazhe pranë arkivolit të regjisores Vjosa Berisha

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:55
Pamje nga homazhet

Për rreth një orë në Teatrin Kombëtar, të enjten pasdite qëndroi arkivoli i regjisores dhe producentës Vjosa Berisha.

Ajo vdiq pas një beteje me sëmundjen e kancerit në një spital në Londër.

Qytetarë, miq e dashamirë, kanë bërë homazhe në nderim të saj.

Homzahe pranë arkivolit të Berishës, kanë bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryetarë partie e shumë deputetë të partive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat