“Vuçiq sa nuk qau pas vendimit të Qeverisë”/ Këta janë ndërkombëtarët që e vendosën në rend ditë ndarjen e Kosovës!

Aktuale

“Vuçiq sa nuk qau pas vendimit të Qeverisë”/ Këta janë ndërkombëtarët që e vendosën në rend ditë ndarjen e Kosovës!

Nga: N. Sh. Më: 30 qershor 2022 Në ora: 16:44
Aleksandar Vuçiq

Qeveria e Kosovës, ditën e djeshme morri disa vendime si masë e reciprocitetit me Serbinë.

Pas këtyre vendimeve të Qeverisë, liderët shtetëror të Serbisë reaguan ashpër, madje edhe duke kërcënuar Kosovën.

Për këto vendime të Qeverisë, ka reaguar edhe ansliti politik prof. dr. Binak Maxharraj.

Ai thotë se, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq gati qante në konferencën e tij për shyp.

Maxharraj tutje shprehet se kryeminsitri Albin Kurti nuk po e pranon as Asociacionin ashtu siç po e kërkon Serbia, por vetëm atë duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Prej se ka filluar dialogu i Kosovës me Serbinë, Kosova s’po ka fat me ndërmjetësuesit e emruar nga BE, sepse të gjithë varg e vijë ia mbanin anën Serbisë, bie fjala Federika Mogherini një pro-ruse aksidentalisht e futi në rend dite ndarjën apo shkëmbimin e territoreve më propozimin e Aleksandër Vuçiq. Hiç më të mirë nuk dolën as Josep Borell e Mirosllav Lajçak të dytë pro serb-rus shtetet e tyre nga vijnë Italia dhe Sllovakia nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Ndërmjetësimi i tyre në dialog është i njëanshëm dhe pa kurrfarë rezultatesh.

Lajçak ndërmjetësusi aktual në dialog këto ditë qendroi në Kosovë dhe kërkoi që të zbatohet Asociacioni një etnik, me kompetenca ekzekutive që do të thotë ndërhyrje në sistemin e drejtësië. Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin kategorikisht e ka refuzuar një mundësi të këtill. Asociacioni sipas Kurtit do të ndodhë por vetëm duke e respektuar Kushtetutën.

Pas arritjes se marrëveshjes për tarifat e targave, Qeveria e Kosovës e mori edhe një masë të guximshme shtetërore kur e shpalli se janë vu masaet e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe kartat e identitetit, të cilën Serbia po e zbatonte prej shumë vitesh.

Sot këto masa reciprociteti i vuri edhe Kosova si shtet i pavarur dhe sovran.  Ashtu siç i zbatonte njëanshem Serbia që sa vite.

Ashpër reagoi Serbia, Vuçiq veç që nuk po qante në konferencën për shtyp, kurse Petkoviq i deleguari i pasaçm për Kosovën shkoi edhe më larg kur deklaroi hapatas se: qeveria Kurti ka kërcënuar haptas më luftë serbët në Kosovë.

Këto gjama, këto kukama janë stil i moçëm i Serbisë e cila nuk e njeh shtetesin e Kosovës dhe se në çdo aspekt nuk dëshiron të jetë e barabartë me Kosovën.

Por qeveria e Kosovës e respektoi Kushtetutën dhe të drejtën e vet shtetërore për barazim me reciprocitet më shtetin serb.

Dhe assesi, pa marrë parasysh presioneve, qeveria Kurti nuk duhet te lëshoj pe kur është fjala për reciprocitetin e dyanshëm si masë për mbriojtjen e shtetit.

Pra, s’ka largim nga masat e sotme të reciprocitetit, thjeshtë ose duhet të jetë i dyanshëm mes dy shteteve, ose duhet te hiqet nga të dy anët.

Zgjidhje të tretë nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat