Vjosa Osmani: Për veteranët respekt e pensione, mashtruesit të ndiqen penalisht

Aktuale

Vjosa Osmani: Për veteranët respekt e pensione, mashtruesit të ndiqen penalisht

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 00:06
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se qëndrimi i saj për veteranët nuk ka ndryshuar tash e gjashtë vjet.

Ajo tha se veteranët meritojnë respektin për lirinë, ndërsa ata që kanë mashtruar me lista, duhet të ndiqen penalisht.

“Veteranët e vërtetë duhet dhe meritojnë t’u mbrohet dinjiteti, që të kenë pensione, siç edhe e meritojnë për kontributin që kanë dhënë për lirinë tonë.

Në të njëjtën kohë duhet të ndiqen penalisht të gjithë ata njerëz që kanë lejuar keqpërdorimin e asaj që është e shenjtë, duke lëshuar certifikata të veteranëve për njerëz që kurrë nuk kanën pasur asnjë lidhje me luftën. Në këtë mënyrë, më së shumti i kanë dëmtuar veteranët e luftës”, u shpreh Osmani, tha ajo në KTV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat