Shfrenohet pak Faton Abdullahu: PDK-ja është partia më e madhe e të gjitha kohërave

Aktuale

Shfrenohet pak Faton Abdullahu: PDK-ja është partia më e madhe e të gjitha kohërave

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 00:18
Faton Abdullau

Faton Abdullau, zëdhënës i PDK-së, tha se partia e tij është partia më e madhe e të gjitha kohërave.

Ai shprehu kritika ndaj Kurtit, i cili sipas tij po bën popullizëm.

“Kryeministri Kurti tha, ne e kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve të Kosovës edhe që njerzit po i paguajnë taksat me knaqësi”, citoj Abdullahu, duke shtuar se kjo mendësi i kujton një këngë të kohës së enverizmit ” Sa me gëzim po shkoj në punë”.

“Si zëdhënës i PDK-së kur e dëgjoj një popullizëm të tillë, neveritës që i drejtohet partisë më të madhe, e që ajo është PDK-ja, atëherë unë po du me ja kujtu atij, se a e din se kush e krijoj këtë shtet?”, tha ai duke shtuar se ky është një popullizëm i paspjegushëm.

Madje, ai qëndron i bindur se PDK-ja është partia më e madhe në Kosovë sepse sipas tij, dinjitetin e Kosovës  e kanë kthyher ata që e kanë krijuar Partinë Demokratike.

“Qe 20 vite, partia që ka kontribu më së shumti në shtetndërtim dhe demokracizim është PDK-ja”, ka thënë Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat