Kamberi: Me krejt pengesat e pushtetit, shqiptarët nuk mbetën pa deputet

Aktuale

Kamberi: Me krejt pengesat e pushtetit, shqiptarët nuk mbetën pa deputet

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 00:37
Shaip Kamberi

Deputeti i sapozgjedhur në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është falenderuar të gjithë përkrahësve të tij për mbështetjen që i dhanë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kamberi ka thënë se do të jetë deputet i të gjithëve.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Me krejt politikën dhe veprimet penguese të (pu)shtetit, shqiptarët vendorë nuk mbeten pa deputet në parlamentin e ri të Serbisë.

Kjo sot falë votuese të Tërnocit. Kjo në përgjithësi falë vullnetin të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kjo falë punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. Kjo falë përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale. Nga kudo ku flitet shqip.

Ju faleminderit të gjithëve nga zemra.

Përgjegjësitë janë të mëdha. Problemet janë të shumta. Konteksti është i vështirë.

Por me punë dhe unitet do t'ia dalim.

Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve.

Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar.

Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon.

Vazhdojmë bashkë!

Për liri, për barazi, për demokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat