Rozeta Hajdari paralajmëron ardhjen e investitorit gjerman të automobilave në Kosovë

Aktuale

Rozeta Hajdari paralajmëron ardhjen e investitorit gjerman të automobilave në Kosovë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 01:02
Rozeta Hajdari

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se ka kompani të mëdha të intersuara për të investuar në Kosovë.

Hajdari ka përmendur disa kompani që janë të interesuar të investojnë në Kosovë.

“Ka shumë kompani të mëdha të interesuara për të investuar në Kosovë. Mund të përmendi kompaninë “Lidl” e cila më ka dhënë zotimin që do të investojë në Kosovë, po ashtu kompania “Kosovo Dutch Economic Operation Team” industri metal përpunues, pastaj kemi nga industria automobilistike që do të vijë në Kosovë për tekstilin e automobilave”, tha ajo.

Sipas saj, investitorët janë gjerman.

“Investitorët kanë shprehur me email që do të vijnë në Kosovë por e ruajnë shumë diskrecionin e tyre që të mos të flasin. Janë gjerman”, deklaroi Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat