Skandali i SHISH-it me agjentura ruse, trondit sërish Ramën / Hapi kryesor i zhveshjes së Ramës

Aktuale

Skandali i SHISH-it me agjentura ruse, trondit sërish Ramën / Hapi kryesor i zhveshjes së Ramës

Nga: Idriz Morina Më: 1 korrik 2022 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Shtatë muaj më parë, përkatësisht në muajin dhjetor, në Shqipëri shpërtheu skandali i pagave. Për herë të parë u ngjallën dilema të fuqishme se si ishte e mundur që kishte pagesa mujore aq të larta në Shqipëri, që shkonin edhe mbi 20 mijë euro në muaj.

Veçanërisht habia ishte se si mund të paguheshin në media, paga prej 10 mijë deri në 15 mijë euro në muaj, për shërbime që para pak vitesh nuk shkonin as në një mijë euro në muaj.

Shqipëria nuk ka standard të lartë, madje fare pak dallon me të Kosovës. Me një sistem taksimi ende jo funksional, ku tregu në të zezë nuk dihet se sa është, por nëse mendohet se ka të paku një mesatare të evazionit fiskal si në Maqedoni e Kosovë, që shkon nga 20-30 % të Prodhimit Kombëtar, e që për vitin 2021 në Shqipëri ishte mbi 16 miliardë dollarë, atëherë rezulton se më së paku një miliard dollarë është evazioni fiskal, por që me drogën mund të shkojë në mbi 1.5 miliard.

Skandali në Shqipëri shpërtheu kur u publikuan të dhënat e pagave të muajit janar 2021, për 637 138 të punësuar shqiptarë dhe të huaj, në sektorin publik dhe privat.

Sipas të dhënave të botuara edhe nga ne, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UAJ), ka deklaruar se në 2021 ka së paku 45 televizione, 800 media online, shumë nga të cilat financohen nga burime jashtë Shqipërisë.

“Sipas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UAJ), ka rreth 45 TV dhe 800 media online që operojnë në mbarë vendin dhe marrin fonde nga jashtë, duke përfshirë mbështetjen financiare nga Rusia, Irani, Kina, Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Italia – ose nga krimi i organizuar, veçanërisht mediat online”, thuhet në raportin e Freedom House.

Raporti i SHISH-it, që filloi tronditjen

Në një raport të dorëzuar nga Shërbimi Informativ i Shqipërisë, me 19 prill në Kuvendin e Republikës, theksonte, influencën malinje (kancerogjene) në institucione të shtetit dhe në shoqëri.

“Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik. Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre”, thuhej në njoftimin e Shërbimit Informativ Kombëtar për raportimin e kreut të tij z. Helidon Bendo më 19 prill në Kuvend.

Pa këtyre informacioneve ne e bëmë një analizë nëpërmjet së cilës argumentonim se patjetër publikimi i elementeve të këtij raporti do të kishte rëndësi të madhe, bazuar në analizën e tekstit të cituar, që ishte komunikatë e vet SHISH-it, kishte indikacione të qarta se bëhej fjalë për gjëra skandaloze, që mund ta tronditnin edhe Qeverinë.

Por, ky raport vetëm pas hapjes së hetimeve, të iniciuara nga SHISH-i, çoi në zbardhjen për publikun të detajeve lidhur me veprimtarinë e të paktën një celule spiunazhi antishqiptar në Tiranë, por me protagonistë dhe me ekip shqiptarësh.

Sipas informacioneve të publikuara gjatë këtyre ditëve në mediat në Shqipëri, rezulton se Frederik Ymeri, ishte personi kyç, dhe shumë aktiv lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar të SHISH dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai ka bashkëvepruar me Maksim Ferrajn dhe Gjergj Kotin, të cilët përmenden si ish-drejtues të SHISH-it.

Thuhet në dosje, ai i siguronte informacionet nga lidhjet e tij në institucionet e sigurisë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në vetë Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ymeri është babai i kreut të Agjencisë ADISA, Lorin Ymeri, i cili nuk përmendet në materialin e publikuar hetimor.

Por emri i tij merr rëndësi, pasi sipas publikimeve rezulton se ai e ka kryer edhe detyrën “e ndihmësit të kryeministrit për çështjet e integrimit evropian”, pra ka qenë dora e djathtë e Ramës.

Po ashtu ndërmarrja ADISA, sipas të dhënave nga mediat në Shqipëri, nga viti 2018 ka pasur nën kontroll një databazë me çdo informacion për qytetarët dhe administratën e Shqipërisë.

Por, organizata e tij dyshohet se mund të jetë përdorur apo edhe vetë ai për qëllime spiunazhi nga babai i tij.

Ymeri kishte disa bashkëpunëtorë në mesin e të cilëve edhe Luftar Çunaj, e Bashkim Abazi.

“Gjatë takimeve të bëra midis këtyre dy personazheve, është konstatuar se në 9 raste, është bërë shkëmbim USB-je me shuma parash, ku konkretisht shtetasi Maksim Ferra i ka dhënë Frederik Ymeri USB, dhe në këmbim Fredi i ka dhënë shuma parash në lekë, por edhe valutë të huaj, ku konkretisht në një rast dollarë dhe në një rast euro”, sipas Oranjuz.

Të gjitha këto dyshohet se kanë të bëjnë përveç tjerash me bashkëpunim me një agjenci armiqësore shqiptare, që mund të jetë nga Rusia apo Irani.

Me këto akuza ngadalë po zhveshët miti i Edi Ramës, i cili po rezulton se edhe nëse nuk ka bashkëvepruar, ai indirekt është kontrolluar apo ndikuar nga agjentë rus dhe iranian.

Është e habitshme, se si raporti nuk zbulon asgjë, që mund të ketë të bëjë me shërbimin inteligjent serb, por as me atë grek, dy shërbimet, që konsiderohet veprojnë lirshëm në Shqipëri.

Po ashtu është e habitshme se sa pak rëndësi po i kushtojnë mediat në Shqipëri këtij skandali. Përveç se bëhet fjalë për shpëlarje truri, është e qartë se kemi të bëjmë edhe me kontrollin e mediave nga shërbimet e huaja, siç i kemi cituar më lart, por edhe në vazhdim.

Emir i Frederik Ymerit, del edhe në rastin e dënimit të poetit Havzi Nela me varje, ku ai kishte rolin e Drejtorit të Punëve të Brendshme në Kukës.

Pra, ai i takonte lidhjeve apo rrjetit të spiunazhit të SHISH-it, të regjimit komunist, që kishin mbijetuar shëndosh e mirë në demokraci, deri në ditën që u kap duke bashkëpunuar me spiun armiqësor.

Me shumë gjasë kjo u bë e mundur, pas fillimit të luftës në Ukrainë, e cila nxiti në shumë vende hetimin e inteligjencës, kontakteve, burimeve etj., për të shikuar se deri ku mund të ishin të përfshirë rusët.

Skandali me pagesat nga Greqia

Edhe në vitin 2018, televizioni ‘Top Channel’, citonte burime që deklaronin se “45 milionë euro është shuma të cilën ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos, ia faturonte ministrit të Jashtëm të Greqisë, Niko Kotziasit, të shpenzuara nga buxheti sekret i Ministrisë së Jashtme të Greqisë”.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme të Greqisë: një pjesë e madhe e buxhetit sekret të saj jepet në formë grantesh e ndihmash, në media dhe organizata të ndryshme në rajon për të paguar gazetarë, portale, por edhe media e politikanë në Shqipëri dhe Maqedoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat