KFOR-i deklarohet për parashutistët serbë që u lëshuan në Podujevë

Aktuale

KFOR-i deklarohet për parashutistët serbë që u lëshuan në Podujevë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Disa parashutistë nga Serbia, thuhet të jenë lëshuar dy ditë më parë në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në Podujevë.

Në lidhje me këtë është deklaruar KFOR-i, në një përgjigje, të cilët janë shprehur se sipas informacioneve të tyre, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit.

Tutje, KFOR-i thotë se stërvitja ishte paralajmëruar nga autoritet serbe.

“Sipas informacioneve të KFOR-it, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit brenda Zonës së Sigurisë Tokësore në anën serbe të vijës kufitare administrative, në periudhën 29 dhe 30 qershor”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

“Stërvitja është paralajmëruar nga autoritetet serbe në përputhje me procedurat ekzistuese”.

“KFOR-i mban një prani në të gjithë Kosovën dhe vazhdon të kryejë patrullime ditore, duke përfshirë edhe pjesën veriore të Kosovës, në respekt të plotë të mandatit të tij të OKB-së që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat