Profesori nga Drenasi viziton Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin në Hagë

Aktuale

Profesori nga Drenasi viziton Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin në Hagë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:48
Sokol Krasniqi

Profesori i gjuhës angleze nga Negroci i Drenasit, Sokol Krasniqi ka vizituar çlirimtarët që po mbahen në dhomat e paraburgimit në Hagë.

Sokol Krasniqi, i cili ka qenë komandant i njësitit “Pëllumbi” në zonën e Drenicës, ka takuar bashkëvendasin e tij, Jakup Krasniqin dhe presidentin Hashim Thaçi.

Ai me veti mori edhe nipin e tij, Deonin i cili jeton në Holandë.

Postimi i Sokol Krasniqit:

Gjysh e mbajta premtimin, t’solla te Luajtë

Të fala Kosovës nga Luajtë

Edhe aty, ata mbetën LUAJË

Lum Kosova që i kaa

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat