Komandanti i KFOR-it, takon peshkopin ortodoks Teodosije, bisedojnë për tolerancë të ndërsjellë në Kosovë

Aktuale

Komandanti i KFOR-it, takon peshkopin ortodoks Teodosije, bisedojnë për tolerancë të ndërsjellë në Kosovë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:20
Foto nga takimi

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, u takua me kreun e Kishës Ortodokse të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, në Graçanicë.

NATO-ja, përmes një postimi në twitterm tha se ata biseduan për situatën e përgjithshme në Kosovë, sidomos për tolerancë e mirëkuptim të ndërsjellë.

“Komandanti i KFOR-it, Ferenc KAJÁRI u takua me kreun e Kishës Ortodokse e Rashkës dhe Prizrenit Teodosije në Graçanicë.

Ata diskutuan situatën e përgjithshme në Kosovë dhe mënyrën për të kontribuar në siguri përmes respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat