Vetëvendosje ‘godet’ opozitën/ Publikon videon për veriun - ja si po ndyshojnë gjërat për të mirë!

Aktuale

Vetëvendosje ‘godet’ opozitën/ Publikon videon për veriun - ja si po ndyshojnë gjërat për të mirë!

Nga: A.M Më: 2 korrik 2022 Në ora: 22:02
Policia e Kosovës në veri

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka publikuar një video në faqen e saj të Facebook-ut, ku ka treguar se si po ndryshon gjendja aktuale në veri të vendit.

Në postimin e LVV-së thuhej se ndonëse shumëçka ka mundur të bëhet në këtë pjesë të Kosovës, asnjëherë nuk u bë asgjë.

Kjo pas, sipas partisë qeverisëse, sa herë që është përmendur Mitrovica, është menduar ndarja.

Gjatë videos u kritikuan edhe ish-udhëheqësit e shtetit për keqqeverisjen e tyre, ndërkohë që shteti serb vetëm se kishte filluar kolonizimin duke ndërtuar lagje të tëra si Lugina e Diellit.

“Po integrohet veriu na thoshin politikanët tanë që kishin filluar të investojnë në kriptovaluta, ndërkohë që Serbia po vazhdonte kolonizimin duke ndërtuar lagje të tëra si Lugina e Diellit. Po integrohet veriu na thoshin, gjersa ne ua paguanim qindra miliona euro energji elektrike që ata të hapin rrugë të reja të kontrabandës e t’i shtojnë pajisjet për kriptovaluta. 20 vjet zgjati kjo gjendje”, thuhet në videon e LVV-së, përcjell “Bota sot”.

"Ky është pra veriu që na e kanë lënë PDK, LDK, AAK: territor që atyre ju sjell të ardhura e Serbisë mundësi të reja kolonizimi”.

Postimi i plotë

Qysh po ndrron gjendja në veri?

Shumëçka ka qenë përherë e mundshme por nuk është bërë asnjëherë.

Kjo për shkak se gjithmonë kur është folur për Mitrovicën gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’

Dhe për shkak se bashkëpunëtorët e Listës Serbe dhe Radojiqiqit bashkë me Serbinë kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë.

Tashmë, ndryshimi i gjendjes në veri është i qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat