Abazoviq në Beograd: Ballkani i Hapur mund të quhet fëmijë i Procesit të Berlinit

Aktuale

Abazoviq në Beograd: Ballkani i Hapur mund të quhet fëmijë i Procesit të Berlinit

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 22:55
Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, vlerëson se u duhen më tepër informacione rreth iniciativës rajonale, Ballkani i Hapur.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij dhe Podgoricës se janë pro saj, por që qytetarët kanë nevojë të dinë më shumë për të.

Nëse Ballkani i Hapur është në kundërshtim me Procesin e Berlinit, Abazoviq ka thënë: “Jo, nuk është”.

Është komplet në përputhje dhe Ballkani i Hapur mund të quhet fëmijë i Procesit të Berlinit apo një vazhdimësi e Procesit të Berlinit”, ka thënë Abazoviq për RTS pas vizitës dyditore që ka zhvilluar në Beograd.

A i inkurajojmë që të gjitha gjashtë vendet të jenë në këtë iniciativë? Jemi duke kërkuar që gjithçka të jetë në bashkërendim me vlerat evropiane. Ne jemi në favor të Ballkanit të Hapur që të na mundësojë të jemi ekonomikisht kompetitivë me njëri-tjetrin. Kjo krijon një supozim të mirë për nesër, kur të gjithë do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat