Miftaraj reagon pas sulmi të Lushtakut ndaj policëve: Shteti nuk duhet të bëjë kompromis me…

Aktuale

Miftaraj reagon pas sulmi të Lushtakut ndaj policëve: Shteti nuk duhet të bëjë kompromis me…

Nga: A.M. Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:12
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

Ish-nënkryetari i Skënderajt Nuredin Lushtaku me disa familjarë të tij, janë përfshirë në një sulm ndaj dy zyrtarëve policorë.

Për këtë ngjarje, ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

Ai në një postim në Facebook u shpreh se sulmi ndaj policit është sulm ndaj shtetit.

“Edhe policia mund të gabojnë, por reagimi duhet të jetë permës ankesës në rrugë ligjore, e asnjëherë sulmi.

Sulmi ndaj policit është sulm ndaj shtetit. Shteti nuk duhet të bëjë kompromis me askënd kur bëhet cak i sulmit. Kur mbrohet polici, prokurori, gjykatesi, zyrtari publik, mbrohet shteti”, u shpreh Miftaraj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Policia është e Republikës së Kosovës, e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Policia është reaguesi i parë për të ofruar dhe siguruar rend dhe qetësi.

Rregulli numër 1, për çdo prind do të duhej të edukonte fëmijën për të respektuar dhe bindur urdhërave të policisë.

Edhe policia mund të gabojnë, por reagimi duhet të jetë permes ankeses ne rruge ligjore, e asnjehere sulmi.

Sulmi ndaj policit eshte sulm ndaj shtetit. Shteti nuk duhet te beje kompromis me askend kur behet cak i sulmit. Kur mbrohet polici, prokurori, gjykatesi, zyrtari publik, mbrohet shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat