Plagosja e policëve nga Lushtak-ët, reagon Ministri Sveçla: Sulm për rendin e Republikës

Aktuale

Plagosja e policëve nga Lushtak-ët, reagon Ministri Sveçla: Sulm për rendin e Republikës

Nga: M.L. Më: 3 korrik 2022 Në ora: 21:29
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reagua për incidentin e mbrëmshëm ku mbetën të plagosur dy zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Ministri ka shkruar se policët në detyrën e tyre zyrtare duhet të jenë të paprekshmit e papenguar.

Ai ka thënë se ngjarja e sotme përveçse është e pa tolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës.

“Sot publiku i gjerë në Kosovë ishte dëshmitar i një sulmi të paprovokuar dhe të rëndë ndaj institucionit të Policisë.

Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës”, ka thënë ai.

Ministri Sveçla u ka uruar shërim dy policëve të plagosur.

“I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe të plotë dy policëve të plagosur sot. Do t'i vizitoj nga afër sapo të kthehem nga udhëtimi zyrtar në Bruksel.

Mbes i bindur se nuk ka asgjë që mund t'i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti.

Unë, por dhe të gjithë qytetarët presim që organet e drejtësisë të marrin masa, sipas ligjeve në fuqi dhe pa ekuivoke për sulmuesit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat