Sulmi i Lushtakut/ Zeqiri: Polici për gabimin më të vogël suspendohet e sulmuesi lirohet në procedurë të rregullt

Aktuale

Sulmi i Lushtakut/ Zeqiri: Polici për gabimin më të vogël suspendohet e sulmuesi lirohet në procedurë të rregullt

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se në tremujorin e parë të këtij viti janë sulmuar 33 zyrtarë policorë, duke shtuar se sulmi ndaj zyrtarëve policorë është edhe sulm ndaj shtetit.

“Konstatimi i Sindikatës është se sulmi ndaj zyrtarëve policorë është edhe sulm ndaj shtetit. Në tremujorin e parë të këtij viti i kemi të sulmuar 33 zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, mirëpo këta 33 zyrtarë nuk janë vetëm policorë por edhe të institucioneve të tjera, kështu që nuk e kemi një databazë të ndarë vetëm për zyrtarët policorë”, ka thënë Zeqiri në Info Magazine.

Ai tha se zyrtarët policorë për gabimet më të vogla mund të shkojnë deri në suspendim, ndërkaq sulmuesit e tyre lirohen në procedurë të rregullt.

“Zyrtari policor për gabimin më të vogël që e bën vjen te një suspendim, qoftë edhe gabim i rastësishëm, ndërsa deri me tani shumicën e sulmuesve i kemi të liruar në procedura të rregullta,  e shpeshherë nuk është vepruar sipas ligjit dhe po u japim kurajë atyre që kanë ego”.

Zeiqir tha se po pengohen nga  qytetarët në kryerjen e detyrave zyrtare.

“Jo vetëm zyrtarët policorë por edhe ne si Sindikatë dhe komplet institucioni i policisë ndihemi shumë keq dhe në njëfarë forme ndihemi sikur po na pengojnë në kryerjen e detyrave zyrtare shumë qytetarë që kanë ego, apo vullnet të keq për të sulmuar zyrtarët policorë, prandaj kërkojmë mbrojte ligjore për zyrtarët policorë, derisa kjo nuk bëhet atëherë ata do të ndihem gjithmonë të nënçmuar dhe të rrezikuar edhe mund të hezitojnë në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat