Kolegu dhe shoku i ngushtë i Mentor Salihit: S’ishte koha të largohesh shoku im, kishim plane të mëdha

Aktuale

Kolegu dhe shoku i ngushtë i Mentor Salihit: S’ishte koha të largohesh shoku im, kishim plane të mëdha

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 21:02
Genc Krasniqi dhe Mentor Salihi

Genc Krasniqi, miku i ngushtë i mjekut nga Gjakova, Mentor Salihi që ka ndërruar jetë sot, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidentimi i autoambulancës më 30 qershor në Gjakovë, është shprehur i pikëlluar për lajmin e trishtë që ka marrë.

Ai, në rrjete sociale ka shkruar se Salihin, do ta kujtojë me mërzi e zbrazëti brenda.

Krasniqi, i cili është vetë mjek, ka thënë se nuk ishte koha që Salihi të largohej dhe ka treguar se kishin bërë plane së bashku.

Postimi i plotë i tij:

Shok miq dhe dashamir ,shoku im i ngusht Mentor Salihi u largua nga ne pergjithmone, une per aq kohesa do kem jete do  te kujtoj me shume merzi e zbrazti brenda !

Nuk ishte koha e as momenti qe te largohesh shoku im kishim plane te medha bashke ashtu siq edhe filluam por  ja qe Zoti te deshti pran vetes pergjithmone!😢😢😢

Kurr nuk do te harroj shoku im 😢

NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA PER FAMILJEN SALIHI ,ALLAHU JU QOFT GAJRETIN 😢

Perhere ne kujtimet e mia shoku im💔😢!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat