Forcat serbe u tërhoqën me turp dhe dëme të mëdha/ Zemaj përkujton betejën e lavdishme të Loxhës

Aktuale

Forcat serbe u tërhoqën me turp dhe dëme të mëdha/ Zemaj përkujton betejën e lavdishme të Loxhës

Nga: M.L. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:03
Kolonel Tahir Zemaj në Betejën e Loxhës

Sot janë mbushur 23 vjet nga beteja e lavdishme e Loxhës. Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, ka përkujtuar këtë betejë në Facebook.

Ai ka thënë se në betejën e Loxhës, për herë të parë u tërhoqën me turp e dëme të mëdha.

“Në përvjetorin e betejës së lavdishme të UÇK-së në Loxhë, kujtojmë me nderim të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, kujtojmë heroizmin e udhëheqësve të kësaj beteje ofensive, komandantin e saj, kolonel Tahir Zemaj , ku për herë të parë në një betejë frontale, forcat serbe tërhiqen me turp dhe dëme të mëdha”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj ka thënë se në këtë ditë të shënuar të lirisë së Kosovës, kujtohet përkushtimi atdhetar i kësaj pjese të Dukagjinit që ballë për ballë me armikun, korri fitore me luftë frontale.

“Lavdi e përjetshme bijave dhe bijve më të shquar të kombit që ranë në rrugën e nderit, në altarin e lirisë për çlirimin e Kosovës.

Lavdi heronjve të kombit Rrustem Bruçi, Enver Alaj dhe Lumni Surdulli!”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat