​Kisha Ortodokse Serbe vihet në përkrahje të kriminelit Radojiçiq, përfshihet edhe Slavko Simiq

Aktuale

​Kisha Ortodokse Serbe vihet në përkrahje të kriminelit Radojiçiq, përfshihet edhe Slavko Simiq

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Krimineli serb, Milan Radojiçiq, dje përmes një videoje të publikuar nga një media radikale të Beogradit, ku pretendonte se ishte në kodrën mbi Leposaviq, i kërcënoi hapur serbët e Kosovës që mos ta pranojnë zëvendësimin e targave serbe të veturave me ato të Republikës së Kosovës.

Madje ai në stilin e një krimineli radikal serb, ndër tjerash provokoi institucionet e Kosovës duke thënë se është kthyer në Kosovë dhe më nuk largohet nga këtu.

Radojiçiq i akuzuar drejtpërdrejt në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq dhe i përfshirë në rastin korruptiv “Brezovica”, mban pozitën e nënkryetarit të Listës Serbe, formacionit politikë që i bindet vetëm Aleksandar Vuçiqit, presidentit serb që e fsheh atë në Beograd.

Ndërkaq, në mbrojtje të Radojiçiqit dhe provokimeve të tij është vënë edhe Kisha Ortodokse Serbe.

Një prift serb sot ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke e falënderuar Radojiçiqin si bamirës dhe donator të ngritjes së kryqit në kodrën mbi Leposaviq.

Videon e priftit e ka shpërndarë Slavko Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ndodhem këtu në kodrën që është në zemër të Leposaviqit. Populli ynë i bekuar para dy vjetësh e ka ngritur këtë kryq kushtuar nëntë shekujve të themelimit të kishës sonë Autoqefale ortodokse. Mirënjohje për të gjithë që morën pjesë në ngritjen e këtij kryqi, ndër tjerash edhe zotit Milan Radojiçiq, njërit nga donatorët më të mëdhenj të këtij kryqi, i cili kohë më parë ishte këtu dhe u përkul para këtij monumenti dhe iu lut Zotit të Madhërishëm. I ftojmë të gjithë të vijnë dhe nga këtu ta përçojmë mesazhin e paqes dhe dashurisë. Mirë se na vini”, dëgjohet duke folur prifti serb.

Milan Radojiçiq llogaritet si “kapo” i grupit kriminal serb që ka vepruar dhe vepron ende në veriun e Kosovës. Ai është i sanksionuar edhe nga SHBA-të për rolin e tij destruktiv dhe kriminal në Kosovë dhe në Serbi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat