Rron Gjinovci: Është e tepërt që flamuri i UÇK-së të vendoset në konsullin e Kosovës në New York

Aktuale

Rron Gjinovci: Është e tepërt që flamuri i UÇK-së të vendoset në konsullin e Kosovës në New York

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:48
Rron Gjinovci

Konsulli i Republikës së Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga pozita që mbante në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York.

Shkak për këtë duket të jetë kërkesa e Gërvallës për ta larguar flamurin e UÇK-së nga konsullata.

Këtë e tha Krasniqi në letrën e tij drejtuar ministres Gërvalla.

Mirëpo, sipas aktivistit Rron Gjinovci, është e tepërt që flamuri i UÇK-së të vendoset në konsullin e Kosovës në New York.

“Kqyrni me çka merret konsulli i Kosovës në New York, dmth merret ne flamura të UÇK-së”, ka shkruar Gjinovci.

Sipas tij, një gjë e tillë do të kishte logjikë nëse flamuri do të vendosej në Beograd, e jo në New York.

“E kisha kuptu konsullin e Kosovës në Beograd me qitë flamurin e UÇK-së, po në New York pse, kujna?”, pyet Gjinovci, që sipas tij vetëm flamuri i Kosovës duhet të jetë prezent në ambasadat e Kosovës.

“Veç ni flamur duhet me pasë konsullatat e amabasadat e Kosovës, veç flamurin tonë shtetnor. Kosova është projekti i përbashkët i krejt neve, i krejt partive, i krejt iniciativave ushtarake a politike që prej 1912 e tutje. Kosova është arritja jonë ma e madhe”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

1. Kqyrni me çka merret konsulli i Kosovës në New York, dmth merret me flamura të UÇK-së

E kisha kuptu konsullin e Kosovës në Beograd me qitë flamurin e UÇK-së, po në New York pse, kujna?

2. Kanë çu në vendet aleate si konsuj e amabasadorë njerëz provincialë e pa përgatitje. Nuk e dijnë sa ofenduse osht për ni ven me i çu ambasador mediokër e provincial. Osht mungesë e thellë e respektit për venin ku e çon anipse ti je ka ja bon ni të mirë militantit a kusherinit.

3. Veç ni flamur duhet me pas konsullatat e amabasadat e Kosovës, veç flamurin tonë shtetnor

Kosova është projekti i përbashkët i krejt neve, i krejt partive, i krejt iniciativave ushtarake a politike që prej 1912 e tutje. Kosova është arritja jonë ma e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat