Xhavit Halitit i vjen ‘goditja’ e radhës: “Së bashku me Fatos Klosin të tregojnë si u vra Ahmet Krasniqi”

Aktuale

Xhavit Halitit i vjen ‘goditja’ e radhës: “Së bashku me Fatos Klosin të tregojnë si u vra Ahmet Krasniqi”

Nga: N. Sh. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 20:58
Ahmet Krasniqi, Xhavit Haliti dhe Fatos Klosi

Xhavit Haliti sot duke folur për Betejën e Loxhës, nuk ia përmendi emrin kolonelit dhe komandantit të UÇK-së, Tahir Zemajt.

Pasi Haliti nuk përmendi emrin e Zemajt, kanë vërshuar reagimet kundër tij.

Njohësi i çështjeve politike, prof. dr. Binak Maxharraj thotë se, Beteja e Loxhës është njëra nga betejat më madhështore të UÇK-së.

Për Halitin thotë se në stilin e injorantit nuk ia përmendi emrin Zemajt.

Ai këtë e quan tentim flagrant të përqarjes së luftës nga ana e Xhavit Halitit edhe pas 20 viteve në liri.

“Por, Xhavit Haliti më mirë ka qenë të shkruajë për ato ngjarje të luftës të cilat i njehë më mirë,  të zhilluara gjatë dhe përgjatë Shtabit të Rognerit. Ai më mirë është që së bashku me Fatos Klosin të tregojnë se si u vra ministri, koloneli Ahmet Krasniqi pasiqë duhet të kenë qenë të informuar lidhur me këtë”, shkruan Maxharraj.

Postimi i plotë:

XHAVIT HALITI EDHE PAS 20 VJETËSH PËRQARËS I LUFTËS.

Xhavit Haliti nuk ka, e as që i takon të shkruaj diçka për luftën e në veçanti për Betejën e Loxhës, sepse ai gjatë gjithë luftës nuk i ka shkelë këmba në Kosovë kur bijtë dhe bijat e kombit luftonin fyt për fyt me armikun.

Xhavit Haliti ishte krysori i Shtabit të Rognerit në Tiranë, ai e shihte në Tv luftën së bashku me Fatos Klosin në Shtabin e Rognerit duke pi uiski e duke bërë plane tjera që kanë të bëjnë me përfitimet e luftës dhe për plaçkitjen e fondeve të diasporës.

Pra nuk janë të njëjta Shtabi i Rognerit dhe Beteja heroike e Loxhës, e cila ishte njëra ndër beteajt më madhështore të UÇK-së e udhëhequr nga strategu, ushtaraku, kolonel Tahir Zemaj, të cilit në stilin e injorantit Xhavit Haliti as që ia përmend emrin.

Por sipas Xhavit Halitit, strategun dhe udhëheqësin e Betejës së lavdimshme të UÇK-së në Loxhë, Tahir Zemajn sikur nuk paska dëgjuar për Tahir Zemen, apo me qëllim e ka anashkaluar.

Ky është edhe një tentim flagrant i përqarjes së luftës nga ana e Xhavit Halitit edhe pas 20 viteve në liri.

Por, Xhavit Haliti më mirë ka qenë të shkruajë për ato ngjarje të luftës të cilat i njehë më mirë,  të zhilluara gjatë dhe përgjatë Shtabit të Rognerit. Ai më mirë është që së bashku me Fatos Klosin të tregojnë se si u vra ministri, koloneli Ahmet Krasniqi pasiqë duhet të kenë qenë të informuar lidhur me këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat