Zyrtari i lartë i NATO-s sot vjen në Kosovë, takon presidenten Osmani

Aktuale

Zyrtari i lartë i NATO-s sot vjen në Kosovë, takon presidenten Osmani

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 06:13
Mircea Geoana

Një delegacion i lartë Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike do të zbarkojë në Kosovë më 7 korrik dhe do të vizitojë misionin e KFOR-it dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.

Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, do të drejtojë takimet në terren, njofton NATO. Gjithashtu Geoana do të takohet në Prishtinë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe gjithashtu kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Ambasadorët e Aleatëve dhe të Partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe.

Ata do të kenë edhe një shkëmbim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. Ambasadorët do të kenë mundësinë të angazhohen me trupat e KFOR-it”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat