Kuvendi mbanë një minut heshtje për mjekun Ali Iljazi nga Gjakova

Aktuale

Kuvendi mbanë një minut heshtje për mjekun Ali Iljazi nga Gjakova

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka mbajtur një minut heshtje për mjekun Ali Iljazi nga Gjakova.

Kjo u bë me kërkesë  të deputetit Haxhi Avdyli.

Ai u shpreh, se Iljazi pos mjek e profesor, ishte edhe dekani i parë i fakultetit në Gjakovë.

Ali Iljazi, mjek e humanist i njohur ka ndërruar jetë dje. 

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur nga Komuna e Gjakovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat