​Kurti: Me hapa të sigurt po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë

Aktuale

​Kurti: Me hapa të sigurt po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:00
Qeveria Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në një status në facebook ka shkruar: ,, Mbrëmë në mbledhjen e 87-të të Qeverisë, miratuam vendime për dy marrëveshje, dy projekte madhore zhvillimore. Për njërën do të kërkohet ratifikimi në Kuvendin e Republikës, për tjetrën autorizimi i Presidentes për nënshkrimin e të njëjtës.

Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurtë po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, ashtu që hekurudha të realizohet.

Ndërkaq, pas negociatave të suksesshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), do të kërkohet autorizimi nga Presidentja, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë, ka shkruar Kurti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat