Pacolli i reagon deputetes franceze, përmend “mijëvjeçarin e tretë”

Aktuale

Pacolli i reagon deputetes franceze, përmend “mijëvjeçarin e tretë”

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 19:37
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj eurodeputetes franceze Dominique Bilde, e cila kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.

Ai në Facebook shkruan se i vie keq për siç e quan eurodeputeten e “mijëvjeçarit të tretë”.

Tutje Pacolli shkruan se Lufta e Dytë Botërore nuk ka marrë me vete idetë ksenofobike.

“Duket qartë se lufta e dytë botërore dhe procesi i Nurembergut nuk morën me vete idet dhe realitetet ksenofobike dhe nacional-socialiste.

Me vjen keq per eurodeputeten franceze te mijëvjeçarit te tretë!”, shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat