Festa e zbehtë brenda familjes Latifi, kryefamiljari punon për të fituar vetëm 3 euro brenda ditës

Aktuale

Festa e zbehtë brenda familjes Latifi, kryefamiljari punon për të fituar vetëm 3 euro brenda ditës

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 11:31
Brahim Latifi

Këtë festë të Bajramit, me lot në sy po e pret familja katër anëtarëshe nga Prishtina.

Kryefamiljari Brahim Latifi rrëfen ditët kur kanë qëndruar pa ushqim ai dhe bashkëshortja, derisa tregon ato pak ushqime që i kanë siguruar për këtë festë.

Sipas Latifit, kërkesa e vetme që ata kanë është sigurimi i një kulmi mbi kokë.

Brahim Latifi, tregon se si është një ditë e tij, për të siguruar të hollat që të paguaj qiranë e kësaj shtëpie.

Kryefamiljari me lot në sy, rrëfen vështirësitë që kanë me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij.

Ai thotë se ka raste kur deri në tri ditë kanë qëndruar pa ushqim.

Sipas Latifit, në mungesë të një diplome e ka të vështirë të sigurojë edhe një vend pune.

E largimin nga kjo shtëpi, e bëmë vetëm me një kërkesë të kësaj familje, që t’iu mundësohet sigurimi i një vendbanimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat