Latifi shkruan për shqiptarët që kishin zgjedhur bashkimin me Serbinë: Ende i vuajmë pasojat

Aktuale

Latifi shkruan për shqiptarët që kishin zgjedhur bashkimin me Serbinë: Ende i vuajmë pasojat

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:23
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi ka kujtuar se si anëtari i kryesisë së Jugosllavisë, komunisti Fadil Hoxha kishte bashkë me vartësit e tij kishin zgjedhur bashkimin me Serbinë më 10 korrik 1945.

“10 korrik 1945, 77 vjet më parë. Vendi: Prizren. Ngjarja: Konferenca e KKÇ-së. Çështja: Bashkimi i Kosovës me Serbinë. Komunistët kosovarë, në krye me Fadil Hoxhën, janë para një dileme të madhe”, ka shkruar Latifi, duke shtuar se nëse kundërshtonin, do t’i burgosnin ose do t’i vrisnin, dhe e kundërta, do të bëheshin të pushtetshëm nëse do të nënshkruanin.

“Dikush mund të thotë se në ato rrethana ishte i pamundur ndalimi i bashkimit të Kosovës me Serbinë, sepse jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria praktikisht ishin nën kontrollin politik të Titos. Mbase, por një gjë ishte në duart e Fadilit dhe shokëve të tij: t’i thonin Jo një vendimi që ishte qartë në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës dhe të respektonin kërkesat e Konferencës se Bujanit. Nuk patën zemër ta nxirrin nga goja këtë Jo. Siç thotë Hegeli: frika nga vdekja i shtyn njerëzit ta braktisin ëndrrën e lirisë dhe ta pranojnë robërinë”, shkruan Latifi.

Postimi i Blerim Latifit:

10 korrik 1945, 77 vjet më parë. Vendi: Prizren. Ngjarja: Konferenca e KKÇ-së. Çështja: Bashkimi i Kosovës me Serbinë. Komunistët kosovarë, në krye me Fadil Hoxhën, janë para një dileme të madhe:

-Nëse kundërshtojnë këtë bashkim, atëherë i pret fundi, burgu ose vrasja!

-Nëse e nënshkruajnë, i pret pushteti i përjetshëm brenda Jugosllavisë Socialiste. Ata zgjodhën alternativën e dytë dhe ne ende sot, pas 77 vitesh, vuajmë pasojat zgjedhjes së tyre.

Dikush mund të thotë se në ato rrethana ishte i pamundur ndalimi i bashkimit të Kosovës me Serbinë, sepse jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria praktikisht ishin nën kontrollin politik të Titos. Mbase, por një gjë ishte në duart e Fadilit dhe shokëve të tij: t’i thonin Jo një vendimi që ishte qartë në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës dhe të respektonin kërkesat e Konferencës se Bujanit. Nuk patën zemër ta nxirrin nga goja këtë Jo. Siç thotë Hegeli: frika nga vdekja i shtyn njerëzit ta braktisin ëndrrën e lirisë dhe ta pranojnë robërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat