Kërkoi që Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, Hoxhajt i vjen reagimi: Po fshihet diçka më djallëzore!

Aktuale

Kërkoi që Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, Hoxhajt i vjen reagimi: Po fshihet diçka më djallëzore!

Nga: A.ZH Më: 13 korrik 2022 Në ora: 09:22
Enver Hoxhaj

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj, i ka reaguar nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës Enver Hoxhajt, i cili ka bërë thirrje që Kosova t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”.

Maxharraj ka thënë se Hoxhaj ka harruar se nuk mund të këtë lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, përcjell Bota sot.

Ai ka hedhur dyshime se prapa kësaj nisme, ka diçka më djallëzore që ka të bëjë me dominimin hegjemonist të Serbisë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor.

Reagimi i plotë i Maxharrajt në Facebook:

Edhe një “Abazoviq” në Kosovë?!

Sikur PDK kohët e fundit është çuar peshë veç po shyhreton me sihariqe te reja kryesisht nga nënkryetarët e saj. Më herët nënkryetarja Vjosa Çitaku veç ishte pajtuar për ndarjen e Kosovës. Ditë me parë edhe nënkryetari tjetër Ramë Buja e përkrahu këtë iniciativë.

Por dje edhe nënkryetari I Parlamentit të Kosovës dhe profesori Universitar Enver Hoxhaj, deklaroi bash si Abazoviq para disa ditësh kur tha në “Top Story” se Kosova duhet te bëhet pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Kah po shkon PDK n’krye n’vete kështu?!

Çka është tepër është tepër, edhe në qoftë se vjen nga nënkryetari i Parlamentit tëKosovës dhe profesori universitar Enver Hoxhaj?!

Siç dihet kjo nismë u krijua ne Novi Sad me iniciativën e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës, ku menjëherë iu bashkua edhe ish-sh kryeministri i Maqedonisë Zoran Zev, duke e anashkaluar iniciativën tjetër më kuptimplotë “Procesin e Berlinit”, e cila shumë më shpejtë çon në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Kjo nismë u krijua me qellim të krijimit të një zone të lëvizjes së lire të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.

Por dihet se kësaj nisme nuk i është bashkuar Kosova dhe kryeministri Albin Kurti, i cili me të drejtë, refuzon që edhe Kosova të bëhet pjesë e nismës përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Profesori universitar dhe nënkryetari i Parlamentit të Kosovës sikur ka harruar se nuk mund të këtë lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, derisa Serbia e ka rrethuar Kosovën me avionë dhe helikopterë afër dy-tri kilometra, derisa Serbia për çdo ditë e kërcënon me luftë Kosovën, derisa Serbia nuk i pranon krimet dhe masakrat dhe gjenocidin e bërë në Kosovë gjatë luftës, përderisa bile as kërkim falje nuk kërkon e si mund te këtë lëvizje të lirë kur nëpër Serbi ndalen dhe torturohen qytetaret e Kosovës bile edhe burgosën?

Por një gjë është e qartë, se me këtë nismë të “Ballkanit të Hapur” nuk është fjala thjeshtë për ndonjë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, por ka këtu edhe diçka me djallëzore që ka të bëjë me dominimin hegjemonist të Serbisë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, duke dal deri në det, duke i shfrytëzuar asetet shqiptare si shtet ekonomikisht më i zhvilluar, me një synim me afatgjatë të krijimit të një krijese të re të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me interes te posaçëm për Serbinë dhe depërtimin e Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat