KPK reagon për shpërndarjen e pyetjeve të testit nga kryeprokurori i Gjakovës: Konkursi do të kthehet në pikën zero

Aktuale

KPK reagon për shpërndarjen e pyetjeve të testit nga kryeprokurori i Gjakovës: Konkursi do të kthehet në pikën zero

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 20:51
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK),

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka shprehur shqetësimin lidhur me dyshimet e ngritura në media për shpërndarjen e pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesional nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se pas kërkesës së U.D. Kryeprokurorit të Shtetit si autoritet kompetent dhe, në bazë të autorizimeve që ka, do t’i fillojë procedurat ligjore ndaj kryeprokurorit Buzhala.

Po ashtu, edhe U.D Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së,  ka njoftuar se do të anulohet në tërësi konkursi për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional për prokuroritë themelore në Gjakovë, Pejë dhe Prizren duke e kthyer atë në pikën zero.

“Për më tepër, U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit, në bazë të autorizimeve të tij, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj anëtarëve të komisionit të këtij procesi”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, dyshohet se pyetjet kanë qenë për testin me shkrim për bashkëpunëtor profesionalë, test i cili është mbajtur gjatë ditës së martë brenda objektit të ish-Rilindjes, ku është edhe Ministria e Drejtësisë.

Për dyshimet ndaj kryprokurorit Buzhala, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat