“Mundësinë e humbur atëherë, nuk po e kemi as tash”/ Deputetja e LDK-së akuzon Kurtin dhe VV-në për këtë gjë

Aktuale

“Mundësinë e humbur atëherë, nuk po e kemi as tash”/ Deputetja e LDK-së akuzon Kurtin dhe VV-në për këtë gjë

Nga: P.R Më: 14 korrik 2022 Në ora: 20:49
Albin Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Dumoshi, përmes një postimi në facebook ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Me lehtësinë më të madhe shpallën të tjerët tradhtar, e me forcën më të madhe kundërshtuan dhe penguan ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvend të Kosovës që i hapte rrugë liberalizimit të vizave për zonën Shengen. Për shkak të kundërshtimit tuaj, sot jemi pa liberalizim të vizave. Mundësinë e humbur atëherë, nuk po mundemi ta kemi as tash”, shkruan ndër tjerash deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

• Për dhjetë vite opozitarizëm, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, kundërshtuan secilin projekt që forconte shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj. Kontestuan secilën të arritur. Të verbuar nga lufta për pushtet, penguan edhe projektet dhe nismat që kishin të bënin direkt me interesin e Kosovës. Nuk bënin dot dallimin në mes të opozitarizimt dhe interesit të vendit. I rëndësishëm ishte qëllimi që kishin para vetës: Marrja e pushtetit me çdo kusht!

• Një kundërshtim kaq të madh i bënë edhe marrëveshjes me Mali e Zi për shënjim të vijës kufitare. Ndonëse as vet nuk ishin të bindur dhe nuk kishin as faktin më të vogël, që e vërteta ishte ndryshe. Me lehtësinë më të madhe shpallën të tjerët tradhtar, e me forcën më të madhe kundërshtuan dhe penguan ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvend të Kosovës që i hapte rrugë liberalizimit të vizave për zonën Shengen. Për shkak të kundërshtimit tuaj, sot jemi pa liberalizim të vizave. Mundësinë e humbur atëherë, nuk po mundemi ta kemi as tash. Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë ende të jenë të vetmit në Evropë që sillen nëpër dyert e ambasadave me një mal dokumentesh, paguajnë deri në 200 Euro për t’u pajisur me një vizë prej 7 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat